Rafel Nadal nuk do të marr pjesë në Grand Slamin, Australian Open.
Tenisti spanjoll i cili u rokthye në fushë pas gati një viti, e ka konfirmuar se nuk do të luaj në Australian Open, për shkak të një lëndimi.
Nadal u lëndua në çerekfinalen e ATP 250 në Brisban, dhe do të kthehet në Spanjë për t’u trajtuar.
“Përshëndetje të gjithëve, gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël në një muskul që, siç e dini, më shqetësoi. Pasi mbërrita në Melburn pata mundësinë të bëj një fotografim me rezonancë magnetike dhe kam një shkëputje të vogël në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë.
Për momentin nuk jam i përgatitur të garoj në nivelin më të lartë të kërkesës në ndeshjet me 5 sete. Kthehem në Spanjë për të parë mjekun tim, për të marrë trajtim dhe për të pushuar. Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë synimi im është të jem në nivelin tim më të mirë në 3 muaj”.
Brenda lajmit të trishtuar për mua që nuk mund të luaj përpara turmës së pabesueshme të Melburnit, ky nuk është një lajm i keq dhe ne të gjithë mbetemi pozitivë me evolucionin e sezonit. Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe kam pasur mundësinë të luaj disa ndeshje që më kanë bërë shumë të lumtur dhe pozitiv”, ka thënë Rafa Nadal.