Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Ben Rumsby, Qeveria britanike po kërkon zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionvëve.

Kjo pasi Qeveria ka futur Turqinë në listën e “kuqe” të vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Finalja e Ligës së Kampionëve është paraparë të zhvillohet në Stamboll me 19 maj, këtë e ka konfirmuar edhe UEFA, por Qeveria britanike si duket ka një mendim tjetër.
Tani, Qeveria britanike është në negociata direkte me UEFA-në, për të zhvendosur finalen e madhe në një terren në territorin e tyre.
Exclusive: Government in talks to bring Champions League final to England after Turkey placed on travel “red list”. https://t.co/RSsJLg1h7B
— Ben Rumsby (@ben_rumsby) May 7, 2021

