Punime në tribunën e re në Çair, Shkupi për duelin me Mak.Gj.P. hap vetëm tribunën e vjetër


Kampionët në fuqi të futbollit vendor FC Shkupi, të shtunën nisin sezonin e ri në Ligën e Parë kur takohen me Makedonija Gjorçe Petrovin në duelin e xhiros së dytë, pasi duelin e xhiros së parë e kanë shtyrë shkaku i angazhimeve në Europës.

Në takimin e parë si vendas skuadra bardhekaltërt ka njoftuar opinionin se për shikuesit do të hapet vetëm tribuna e vjetër, pasi te e reja janë duke u zhvilluar punime.

Ju informojmë që për shkak të punimeve në tribunën e re në Stadiumin e Çairit, për ndeshjen e nesërme SHKUPI-Makedonija GJ.P do të jetë e hapur vetëm tribuna e vjetër.

Shihemi në Çair, për Shkupin, për Kampionat”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close