Pulisiç qetëson tifozët kuqezi: Dëmtimi? Asgjë serioze, të luajmë për të fituar çdo ndeshje

Christian Pulisiç është një nga elementët kryesorë të skuadrës së Milanit këtë sezon. Amerikani ishte protagonist në fitoren e fundit në Champions ndaj ekipit Slovan Bratislavës dhe shpreson se ndeshje pas ndeshje skuadra kuqezi do të rikthehet të jetë në formën optimale për vijimin e sezonit, në mënyrë që të përmbush objektivat e vendosura në nisje të sezonit.

“Po kaloj një moment të mirë pavarësisht se dola nga fusha për shkak dëmtimi. Nuk është asgjë serioze, por duhej të ruhesha. Jam i kënaqur për fitoren dhe me rolin. Dua të shënoj e të jap sa më shumë asiste, pak rëndësi nëse luaj majtas apo djathtas”. Më pas vëmendja kaloi te skuadra e cila fiton, por duke mos shkëlqyer.

“Kemi shumë ndeshjet e duhet të menaxhojmë forcat. Ndoshta mund të shihni disa diferenca në interpretim të lojës, por unë jam i kënaqur me ata që luajtën në Champions. Është e vështirë të thuhet se kur do ta shohim Milanin e vërtetë. Ne duam të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më të fokusuar për të fituar çdo ndeshje, ndaj fokusi është që tani tek sfida me Empolin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close