Paris Saint-Germain në merkaton e verës arriti të sjellë shumë yje në ekip duke krijuar një skuadër tejet kompetitive, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, duket se gjiganti francez nuk është plotësisht i kënaqur me yjet që kanë në ekip, dhe po kërkon disa përforcime tjera për verën e ardhshme.
PSG tani i ka hedhur syrin një tjetër futbollisti të Real Madridit, Toni Kroos.
Sipas ‘El Nacional’, Kroos po shihet si futbollistë ideal për të përforcuar mesfushën e ‘Parisienëve’ dhe gjiganti francez do të bëjë të pamundurën për transferimin e tij në fund të edicionit.
Gjermani ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, ndërsa çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/

