Erling Haaland ka gjasa të mëdha që të largohet nga Dortmundi në fund të këtij edicioni pasi që do t’i aktivizohet klauzola e largimit për 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Në mesin e shumë ekipeve të interesuara për shërbimet e tij është edhe PSG.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Haaland, Mino Raiola do të kërkojë pagë 50 milionë euro në sezon për klientin e tij nga ‘Parisienët’ plus një komision të lartë për të.
Futbollisti mund të largohet për një çmim më të lirë se sa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ andaj Raiola dëshiron që të ketë një pagë stratosferike.
Raportet e agjentit me PSG-në janë mjaft të mira pasi së fundmi kompletuan transferimin e një tjetër klienti të tij Ginaluigi Donnarumma si futbollistë.
Gara për shërbimet e Haaland do të jetë e ashpër pasi edhe Real Madrid e Barcelona do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij. /Lajmi.net/

