Pse Barca ka frikë të madhe nga titulli në tavolinë?

Kampionati i Belgjikës tashmë është vendosur në atë mënyrë, pasi federata e këtij vendi vendosi që titullin t’ia dhurojë vendit të parë, Club Brugge.

Klubet dëshirojnë të përfundojnë sezonin kur kanë mbetur edhe rreth 10 xhiro, por nuk duket e mundur. UEFA ka kërkuar të njëjtën gjë, kampionatet do të vazhdojnë, duke ofruar edhe muajt korrik dhe gusht.

Frika nga titulli

Me situatën aktuale, Barcelona do të shpallej kampione e La Ligas, por klubin po e kundërshton atë ide. Ata nuk duan të fitojnë titullin po i luajtur të gjitha ndeshjet, shkaku i të ardhurave nga biletat dhe të drejtat televizive.

Barcelona do të humbiste 20 milionë euro nga biletat në pesë ndeshjet në shtëpi që do të luheshin, gjë e cila do t’i paraqiste problem me kompanitë televizive, pasi Barcelona tashmë ka marrë 166 milionë eurot që i takojnë sipas kontratës.

Me gjithë këto humbje financiare, Barcelona do të ishte në telashe të mëdha./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close