Man City kundër Liverpool – dy modele të ndryshme, vetëm tre pikë diferencë

Të gjithë ata që shikojnë Premierligën kanë ndjenjën se në dy vitet e fundit, skuadra e Jurgen Klopp ka qenë një rival i denjë i madh për Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Sidoqoftë, është interesant të shihet ekuilibri i dy skuadrave në periudhën 4-5 vjeçare, pasi Klopp mori drejtimin e skuadrës nga Anfied.

Mund të duket si surprizë për shumë kë, por ndryshimi mes dy skuadrave për sa i përket rezultateve në Premierligë në periudhën e përmendur është vetëm tre pikë në favor të Manchester Cityt, pra 172 ndeshje.

Ky ndryshim është disproporcional kur bëhet fjalë për paratë e shpenzuara në transferime. Arritja e Liverpool është e jashtëzakonshme duke pasur parasysh faktin se ndërtimi i skuadrës ka kosto prej 107 milionë funte, duke llogaritur edhe të ardhurat nga shitjet e futbollistëve.

Në të njëjtën kohë, Manchester City, ka shpenzuar rreth 600 milionë funte, ndërsa dihet se ata nuk mbledhin para nga shitjet e futbollistëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close