Kevin De Brujne mund t’i mungojë Mançester Sitit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Real Madridit. Mesfushori belg nuk ishte i përfshirë në skuadrën e “Qytetarëve”, në fitoren 1:2 në transfertën ndaj Fulhamit. Pep Guardiola pas ndeshjes tha se nuk e di se kur do të rikthehet mesfushori belg.“Kevin de Brujne nuk është me skuadrën pasi nuk ndihet mirë. Ai ka disa lëndime dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Nuk e di sa për sa kohë mund të rikthehet” ka thënë tekniku spanjoll. Në mediat britanike kanë raportuar se 31 vjeçari mund të mungojë në përballjen e parë gjysmëfinale, ndaj Real Madridit, me ndeshjen që është e paraparë të luhet me 9 maj në “Santiago Bernabeu”.


