Pritet zyrtarizimi/ Michael Jordan e shet klubin për 3 miliardë dollarë!

Shitja u ra dakord më 16 prill, por në pritje të miratimit nga Bordi i Drejtorëve të NBA. Sipas raportimeve të mediave, shitja nuk do të bëhet zyrtare edhe për të paktën një javë tjetër.

Jordan do t’ia shesë paketën e shumicës së aksioneve grupit të udhëhequr nga Gabe Plotkin dhe Rick Schnell dhe sipas “ESPN”, shitja vlerësohet në rreth tre miliardë dollarë.

Ish-basketbollisti i Chicago Bulls, i cili ka zotëruar Hornets për 13 vitet e fundit, do të mbajë një pjesë të vogël të aksioneve në klub.

Me shitjen e Hornets nga Jordani, në basketbollin e NBA-së, nuk ka më një pronar zezake që të ketë shumicën e aksioneve në një klubi në SHBA.

Plotkin ka qenë një aksionar me pak aksione te Hornets që nga viti 2019, ndërsa Schnell që ka një pakicë të aksioneve në Atlanta, ra dakord t’i shiste ato, sepse liga nuk lejon që i njëjti person të ketë interesa në klube të shumta.

Si pronar klubi, Jordan nuk iu afrua kurrë suksesit të tij në parketin e NBA-së. Në 13 sezonet e mëparshme me të në krye, Charlotte pati rezultate të dobëta – 423 fitore dhe 600 humbje. Gjatë asaj kohe, ata nuk arritën asnjëherë në “play-off” për shtatë sezonet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close