ÇMENDURI/ PSG e pranoi ofertën 300 mln., tani radha e Kylian Mbappe të vendosë!

Mediat botërore raportuan më herët se Al Hilal i dërgoi Paris Saint-Germain-it një ofertë prej 300 milionë euro për një vit. Siç mëson “English Sun”, klubi francez e pranoi këtë ofertë dhe i dha leje klubit arab që të bisedonte me lojtarin për kushtet e tij.

Mbappe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me parizienët. Dëshira e tij është të shkojë te Real Madrid, por klubi nuk do ta lejojë. Kompromisi mund të jetë që Kylian Mbappe të kalojë për një vit në Arabi, për të luajtur me Al Hilal, i cili i ofron atij 700 milionë euro të pabesueshme për një vit!

Transferimi i Mbappes do të kalonte transferimin rekord të Neymar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Kjo do ta bënte Mbappen lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close