Presidenti i Francës: Ndaleni futbollin në Evropë

Të martën është bërë e ditur se Ligue 1 dhe Ligue 1 në Francë nuk do të mund të vazhdojnë sezonin e pezulluar, pasi futbolli në këtë vend nuk do të luhet deri në muajin shtator.

Drejtuesit e futbollit në Francë shpresonin të rifillonin sezonin më 17 qershor dhe ta përfundonin më 25 korrik.

Të mërkurën në mbrëmje, Le Parisen raportoi se Macron tani dëshiron që Anglia, Gjermania, Italia dhe Spanja të ndjekin shembullin e Francës, duke mos lejuar rikthimin e sporteve profesionale për sezonin 2019/2020.

Deri më tani ekzistojnë tri liga që kanë anuluar sezonet, Franca, Holanda dhe Belgjika.

Sipas Le Parisien, Macron dëshiron që edhe Premierligë, Bundesliga, Serie A dhe La Liga të pajtohen me këtë gjë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close