Laporta nuk ka dyshime: Messi do të vazhdojë kontratën me Barcën

E ardhmja e Messit në ‘Camp Nou’ vazhdon të jetë pikë bisedimi, me argjentinasin që ka kontratë deri në vitin 2021.

Messi mund të lërë gjigantët e La Ligas falas në fund të çdo sezoni, duke shkaktuar edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij.

“Messi nuk do ta ketë problem ta rinovojë kontratën e tij”, ka deklaruar Laporta, përcjell lajmi.net.

Laporta po synon që të rikthehet në krye të Barcelonës në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimi i tij do të jetë edhe transferimi i Neymar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close