Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se ka përfunduar mbledhja katër orëshe virtuale e skuadrave të Premierligës.

Sipas ‘Sun’, skuadrat nuk janë pajtuar për lojërat në terrene neutrale, por ka edhe gjëra të tjerat për të cilat është votuar.
Skuadrat e Premierligës kanë votuar për të konfirmuar mundësinë e vazhdimit të kontratave me lojtarët të cilët kontrata u skadon më 30 qershor, transmeton lajmi.net.
Lojtarët tani mund të qëndrojnë në skuadrat aktuale deri në fund të sezonit, nëse ata duan të bëjnë një gjë të tillë.
U takon skuadrave dhe lojtarëve që të gjejnë marrëveshje për këtë. /Lajmi.net/

