Nuk ka fitues në takimin mes Manchester United-Chelsea, takim i përfunduar me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk i bën punë skuadrës së United sa i përket objektivit për të arritur katër vendet e para.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin. Takimi u zhbllokua në minutën e 60-të nga Marcos Alonso, që goditi saktësisht fluturimthi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi De Geas. “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën shpejt me Cristiano Ronaldon vetëm pas dy minutave lojë.

