Pranoi dy gola pas gabimeve trashanike ndaj Cityt, kjo është deklarata e Klopp për Alisson

Liverpooli pësoi humbje të thellë në shtëpi nga rivali Manchester City. “Reds” u mposhten me rezultat 1 – 4, derisa dy gola erdhën shkaku i gabimit të portierit, Alisson.

Pas ndeshjes, i pyetur për paraqitjen jo të mirë të brazilianit, Klopp tha se ndoshta Alisson ka pasur ftohët te këmbët.

“Është e vërtetë që nuk kemi dhënë shumë opsione, sidomos në të parën. Mnedoj se në të dytën nuk ka ndonjë shpjegim, mirëpo ndoshta ka pasur ftohët te këmbët”.

“Mund të duket qesharake, por mund të jetë e vërtetë”, tha ai.

Ndërkohë, tani Liverpooli ka 10 pikë prapa Cityt, skuadër që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close