Një goditje e rëndë ka ardhur sot për Paul Pogban.

Tribunali Nacional i Antidopingut e ka suspenduar mesfushorin francez për katër vjet me kërkesë të Prokurës së Antidopingut, e cila e kishte kërkuar sanksionimin e futbollistit, i cili kishte rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pas ndeshjes Udinese – Juventus të 20 gushtit.
Pogba e ka mohuar të ketë përdorur substanca të palejuara, ndërsa e ka lëshuar edhe një komunikatë.
“Sot jam informuar për vendimin e Tribunale Nazionale Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i thyer me zemër që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat anti-doping. Si një atlet profesionist, unë nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar asnjëherë kolegë atletë dhe mbështetës të ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër. Si pasojë e vendimit të shpallur sot do ta apeloj këtë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”.

