Jose Mourinho pas derbit të Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahches, është akuazuar për racizëm.

Portugezi gjatë konferencës për media, ka deklaruar se ”ata po festojnë si majmunë”, duke iu referuar skuadrës së Galatasarayit, pas barazimit 0-0.
E në mbrojtje ndaj Mourinhos, ka dal ish-futbollisti i Galatasarayt, Dider Drogba/
“Ju e dini sa krenar isha që vesha fanellën verdhekuqe dhe dashuria ime për klubin më të dekoruar në Turqi!!
Të gjithë e dimë se sa pasionantë dhe të zjarrtë mund të jenë rivalitetet, dhe unë kam pasur fatin ta përjetoj atë.
Kam parë komentet e fundit për Jose Mourinhon. Më besoni kur ju them se e njoh Jose për 25 vjet dhe ai nuk është racist dhe historia [e kaluara dhe e fundit] është aty për ta vërtetuar këtë.
Si mundet që “babai” im të jetë racist. Ejani djema.”, ka deklaruar Drogba.

