Platini nuk ka dyshime: Jam kundër VAR-it se zgjidh problemet dhe heq polemikat

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sportmediaset” ka komentuar temat aktuale të futbollit, por edhe ndryshimet që ka pësuar ai.

“Unë jam kundër VAR-it, nuk bën më të diskutojnë tifozët. Nuk jam në favor të asaj që sintetizon futbollin. Zgjidh problemet dhe heq polemikat, unë do ta përdorja vetëm për golat ose pozicionin jashtë loje. Aty ku trajnerët nuk mund të vendosin. Për faullet janë gjyqtarët ata që duhet të vendosin”, tha ai fillimisht.,

Më pas, ish-futbollisti i Juventusit komentoi edhe paraqitjen e bardhezinjve. “E ndjek nga larg, pasi nuk i shoh ndeshjet në Francë. Nuk njoh lojtarët dhe pak drejtuesit, pas 40 vitesh nuk janë më tifozët e kohëve të mia. Por jam gjithmonë i lumtur kur fiton Juventusi.

Fanella me numrin 10 për Jilldiz? Një fanellë nuk peshon kurrë shumë, ai ka cilësi. Mota mendon se mund të zgjidhë problemet e bardhezinjve, të shohim në fundin e karrierës së tij si do vlerësohet”, tha ish numri 10 i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close