Qeveria dhe FIGC janë duke vazhduar bisedimet për arritjen e një dakordimi rreth protokollit të sigurisë, për të lejuar vazhdimin e Serie A.

Një takim i rëndësishëm do të mbahet ditën e enjte, ku pritet t’i jepet kahje të rëndësishme futbollit në Itali.
Derisa të arrihet një marrëveshje, klubet tashmë kanë ftuar lojtarët për të nisur stërvitjet.
Skuadra si Atalanta, Bologna, Inter, Juventus, Lazio, Lece, Sampdoria, Udinese dhe Sassuolo, tashmë kanë filluar stërvitjet, me Romën që starton të enjten, ndërsa Parma nga e hëna.
Torino, ka pasur të fillojë ditën e premte, por duhet parë cili do të jetë tani qëndrimi i klubit, pas një lojtar i tyre doli pozitiv në COVID-19 ditën e mërkurë./Lajmi.net/

