Roger Federer ka dhuruar një milion euro përmes fonacionit të tij për të siguruar ushqime për 64 mijë fëmijë në Afrikë gjatë kohës së COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një krizë të madhe në botë, sidomos në ato vende që janë më të varfra.
“Kriza globale në shëndet dhe ekonomi po vazhdon dhe Fondacioni Roger Federer ka ndarë 1 milion dollar për fëmijët afrikanë dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratë.
Fonacioni Federer ka kohë që po ndihmon Afrikën, duke ndihmuar nevojtarët në shtetet e ndryshme të këtij kontinenti.
Kujtojmë se Federer gjatë muajit mars gjithashtu ka dhuruar një milionë euro në luftën ndaj COVID-19.

