Duke qenë se Julien Stephan nuk bindi, Rennes janë duke menduar për një trajner të ri. Drejtuesit e klubit francez po testojnë merkaton në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm.
Nga mediet franceze raportohet se emri i Stefano Pioli-t është në listën e ish-drejtorit sportiv të Milani-t, Frederic Massara, që tashmë mban rolin e drejtorit sportiv te Rennes.
Pioli është aktualisht pa punë, pasi u largua nga Milani, skuadër të cilën e drejtoi për pesë sezone dhe me të cilën fitoi edhe titullin e Serie A.
Ai ishte në prag të një lëvizje në drejtim të Saudi Pro League, ku iu ofrua drejtimi i Al-Ittihad, por negociatat dështuan në fund dhe shkak u bë Karim Benzema, i cili nuk donte që italiani të ishte trajneri i tij.