Meriton Korenica ka shënuar golin e parë me fanellën e Cluj në duelin e kthimit ndaj Neman të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
27-vjeçari shënoi gol për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës, duke e dërguar rezultatin në 4-0.
Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i parë i Korenicës me fanellën e Cluj, ndërsa minuta kishte edhe për Armend Thaqi.
Kujtojmë se Korenica dhe Thaqi u bashkua me skuadrën e Cluj në këtë afat kalimtar të verës.