Derisa Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, kundërshtimet janë të shumta.

Disa skuadra janë shprehur kundër idesë që të luhet në terrene neutrale, përfshirë skuadrën e Watford.
Por, së fundmi raportohet se probleme po hapin edhe disa lojtarë, të cilat nuk duan të kthehen në fushat e blerta.
‘Sun Sport’ raporton se tashmë një skuadër e Premierligës ka pesë lojtarë që nuk duan të përfshihen, nëse sezoni rifillon, transmeton lajmi.net.
Emrat e lojtarëve dhe skuadrës nuk janë publikuar akoma.
Thuhet se lojtarët janë të frikësuar për shëndetin e tyre dhe nuk duan të rrezikojnë asgjë. /Lajmi.net/

