Përplasja e madhe: Al Nassr – Inter Miami! Ja kur do ta shikoni Ronaldo vs Messi

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi takohen sërish këtë herë në një miqësore të re mes Al Nassr dhe Inter Miami, që i përket Kupës së Sezonit. Skuadra saudite e drejtuar nga ylli portugez do të testojë skuadrën amerikane, që do të nisë sezonin e ri më 22 shkurt.

Inter Miami përballet në parasezon me nënshkrimin e madh të Luis Suarez, i cili ribashkohet me Messin pas dyshes legjendare që formuan te Barcelona.

Ndeshja e madhe miqësore mes Inter Miami të Lionel Messit dhe Al Nassr të Cristiano Ronaldos do të luhet të enjten, më 1 shkurt, në orën 19:00 europiane.

Al-Nassr dhe Inter Miami do të luajnë për Kupën e Sezonit, ndeshje që do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad.

Inter Miami i Leo Messi dhe Luis Suarez arrin në miqësoren e Kupës së Sezonit kundër Al-Nassr, pasi humbi miqësoren e parë kundër Al Hilal me rezultatin 4-3, ku si ylli uruguajan dhe po ashti ai argjentinas, shënuan nga një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close