Përjashtimi i Izraelit, nuk u bë, as nuk pritet të bëhet nga UEFA e FIFA

Nuk u bë ende dhe si duket nuk do të behet, votimi për përjashtimin e Izraelit dhe ekipeve të saj nga garat ndërkombëtare të UEFA-së dhe FIFA-s.

Edhe pse u ngrit një çështje për pezullimin eventual të Izraelit për shkak të gjenocidit në Palestinë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ende nuk është ulur për të biseduar. Edhe nga ana tjetër, Këshilli i FIFA-s, nuk ka asnjë pikë në rendin e ditës për të diskutuar përjashtimin e Izraelit nga faza eliminatore e Kampionatit Botëror 2026.

Gazeta Marka e lidhi këtë situatë me presionin e fortë të Presidentit Amerikan Donald Trump ndaj njeriut të parë të FIFA-s, Xhani Infantino, për shkak të organizimit të Kupës së Botës që do të zhvillohet së shpejti. Pavarësisht njoftimeve, UEFA nuk mbajti një takim ekzekutiv urgjent, i cili është diskutuar gjatë muajit të kaluar kryesisht me kërkesë të federatave individuale.

UEFA dhe FIFA ende nuk kanë bërë njoftime zyrtare, kështu që ndërkohë Makabi do të presë Dinamon në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ndërsa Izraeli do të luajë ndeshje me Italinë dhe Norvegjinë në eliminatore. Ndërkohë, që kujtojmë se nga viti 2022, për shkak të luftës në Ukrainë, ekipet ruse dhe kombëtarja e tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close