Koll Palmer u pyet nëse Çellsi duhet të konsiderohet si favorit për titull pas fitores së tyre me rezultat 4-3 ndaj Tottenhamit të dielën dhe përgjigja e tij është bërë virale.

22-vjeçari u bë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që ka shënuar në 12 penallti radhazi, teksa Çellsi u ngjit në pozitën e dytë në tabelë pas asaj fitore. Asnjë lojtar në Angli nuk është përfshirë më shumë në gola të shënuar që nga fillimi i sezonit të kaluar se sa Pallmer, i cili tashmë ka kontribuar në 50 gola që prej transferimit nga Man. Siti për 40 milionë euro.
Në një intervistë për të përditshmen holandeze “PlaySports”, Pallmer u pyet nëse ‘Blutë e Londrës’ janë kandidat për titull. Siç mund ta shihni nga pamjet, biseda ishte e shkurtër, por e ëmbël. Pasi ai tha “jo” me një fytyrë serioze, gazetari mbeti i befasuar nga ajo që tha Palmer. Por pastaj anglezi bëri sërish me kokë duke pohuar atë që tha paraprakisht.
Më pas ai tundi krahët kur gazetari tregoi se Çellsi është katër pikë mbrapa liderit të tabelës Liverpullit, por sërish Pallmer tha se nuk janë favoritë.
Duket se tek Çellsi duan të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të shkojnë ndeshje pas ndeshje, teksa rezultatet e tyre së fundmi janë përmirësuar dukshëm.
https://x.com/OptusSport/status/1863855943639027750

