Përfundojnë pjesët e para: Roma në disavantazh ndaj Bodo/Glimt, pa gola mes Tottenhamit dhe Vitesses

Roma është duke befasur për të keq pas 45 minutave të para, pasi është duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Bodo/Glimt, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më kërkues që nga fillimi dhe arritën të kalojnë herët në epërsi me golin e Erik Botheim në min e 8′.

Ekipi norvegjez nuk u ndal me kaq edhe arriti të shënojë sërish në min e 20′ përmes Patrick Berg që realizoi për 2-0.

Në vazhdim Roma morri iniciativën e lojës dhe arriti të ngushtojë epërsinë në 1-2 me golin e Carles Perez.

Pavarësish rasteve, gola tjerë më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 1-2.

Në anën tjetër Tottenhami po luan baras me Vittesen si mysafirë 0-0.

Ekipi holandez dominoi ndeshjen, megjithatë pa arritur që të shënojë ndonjë gol.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që po luhen momentalisht në Ligën e Konferencës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close