Përfundojnë ndeshjet, Napoli mposht Legian, Lyoni fiton ndaj Sparta Prahës

Skuadra e Napolit ka arritur të mposht Legian me rezultat 3-0, shkruan lajmi.et.

‘Napolitanët’ ishin më kërcënues që nga fillimi në tentim që të gjejnë golin e epërsisë.

Ekipi italian dominoi në tërësi si në raste ashtu edhe me posedim të topit, ndërsa Legia kryesisht luajti përmes kundërsulmeve por pa arritur të realizojë.

Në pjesën e dytë Napoli vazhdojë me sulme të njëpasnjëshme dhe më në fund arriti të kalojë në epërsi.

Ishte Lorenzo Insigne ai që shënoi në min e 76′ për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Vetëm pak minuta më vonë Victor Osimhen 80′ shënoi për 2-0.

Kurse rezultatin përfundimtarë 3-0 e vulosi Matteo Politano me golin e tij në min 90+5′.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në pozitën e dytë në grupin C, ndërsa Leagia përkundër humbjes mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Në anën tjetër Lyoni ka mposhtur me përmbysje Sparta Prahën 3-4.

Vendasit kaluan në epërsi 2-0 falë dy golave të Lukas Haraslin, megjithatë Toko Ekambi me dy gola, dhe Houssem Aouar e Lukas Paqueta me nga një gol i dhuruan fitoren ekipit francez.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00 në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close