Perez: Ofruam 200 milionë euro për Mbappen, PSG nuk pranoi ta shiste

Kylian Mbappe gjatë tërë afatit kalimtar të verës ishte lidhur me një largim nga PSG drejt Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Ofertat e bëra për Mbappen i ka konfirmuar edhe presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez në një intervistë për Marca.

“Ne ofruam 200 milionë për Kylian Mbappe, por ata nuk donin ta shisnin”.

“Futbollistët që kanë kontrata kanë çmime shumë të larta. Është më mirë ti transferojmë kur t’iu përfundojë kontrata”, tha Perez.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2022, dhe ekziston mundësia që ai në fund të edicionit ti bashkohet Realit si futbollistë i lirë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close