“Për të qarë dhe për të qeshur”! Dembele pritet në stërvitje te Barcelona

Është vetëm çështje ditësh, nëse jo orësh, përpara se Ousmane Dembele të bëhet zyrtarisht lojtar i PSG-së, i cili ka ka aktivizuar opsionin e tij të blerjes prej 50 milionë euro! 

Të enjten, anësori 26-vjeçar fluturoi për në Paris, për të finalizuar transferimin e tij dhe duke përjashtuar një kthesë të madhe, Dembélé do të jetë parizien. 

Nëse shtypi spanjol tregoi se francezi mund të jenë i pranishëm në stërvitje me PSG-në këtë të hënë, “Marca” pohon se ish-lojtari i Rennes pritet këtë të dielë për seancën stërvitore me klubin ‘Blaugrana’.

Është një situatë mjaft qesharake edhe nëse në gjendjen aktuale të gjërave, Ousmane Dembélé është ende një lojtar I skuadrës së Barcelonës. Dhe katalanasit do të përballen me Tottenhamin në kuadër të “Gamper Trophy” këtë të martë në orën 20:00. 

Prandaj janë thirrur të gjitha forcat e pranishme katalanase dhe anësori francez nuk bën përjashtim nga rregulli, edhe pse e ardhmja e tij tani është e kthyer drejt Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close