Shkëndija e Tetovës sot përmes një komunikate ka konfirmuar tre ndarjet me drejtuesit sportiv, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani. Ndërkohë, një takim tjetër ka ndodhur në zyrat e kompanisë “Ecolog” , me tifo grupin “Ballistët” që kanë realizuar një takim me Lazim Destanin.

Vet tifo grupi i kuqezinjëve, kanë publikuar foto në faqen e tyre zyrtare, ku kanë sqaruar edhe arsyen e takimit.
Njoftimi i plotë i “Ballistëve” :
10 vite më parë familja e madhe Destani realizoi ëndrrën e çdo Tetovari, Shkëndija në duar të sigurta!
Shkaku i këtij jubilej 10 vjeçar u mikpritëm në zyrën e z.Lazim Destani, ku bashkëbiseduam rreth emocioneve që kemi kaluar, problemeve dhe për një të ardhme më të mirë të klubit tonë.SHKËNDIJA MË SHUMË SE KLUB !

