Los Angeles Lakers kanë humbur serinë e “Play Off-it” në “Staples Arena” të Los Angelesit nga Phoenix Suns, shkruan lajmi.net.

Lakers humbën serinë me rezultatin 4-2, ku Phoenix tregoi formë të jashtëzakonshme.
Për Lakers mungoi Davis, por LeBron James ishte njëri ndër më të mirët në kampin e Lakers.
Me të përfunduar ndeshja, James u nis menjëherë për në dhomat e zhveshjes duke mos përshëndetur askënd, madje as tifozët dhe bashkëlojtarët e tij.
LeBron ishe më i miri tek Lakers me 29 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime./Lajmi.net/

