Ousmane Dembele do të luajë për Paris Saint-Germain, pasi do të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me Barcelonën dhe do të vazhdojë me Paris.

Kampionët francezë u përpoqën për një kohë të gjatë ta mbyllnin marrëveshjen me francezin dhe më në fund ia dolën. Në përpjekjen e tyre, siç raporton “SPORT”, ata u kishin propozuar “blaugranëve” lëshimin me koncesion të Neymarit në formë huazimi.
Megjithatë, katalanasit e refuzuan propozimin, pasi Xavi nuk e konsideroi brazilianin që të përshtatej në planin dhe dizajnin e ekipit të tij.
Kujtojmë se së fundmi Neymar hodhi poshtë thashethemet, që e donin të kalonte nga dera e daljes së Parisit këtë verë.

