Disa ditë para vdekjes së tij, Pelé deklaroi me shkrim se ai ishte babai i një vajze të panjohur dhe se kishte autorizuar që një pjesë e pasurisë së tij t’i jepej edhe asaj. Këtë e bëri të ditur sot shtypi brazilian.

Në testamentin e tij, Edson Arantes do Nascimento tregoi se Maria do Socorro de Azevedo ishte përfshirë në mesin e trashëgimtarëve, së bashku me gjashtë fëmijë të tjerë të njohur, dy nipërit dhe të venë e tij. Pasuria e tij vlerësohet në 15 milionë dollarë, sipas gazetës Folha de Sao Paulo.
Tre herë kampioni botëror i futbollit vdiq nga kanceri më 29 dhjetorin e kaluar në një spital në Sao Paulo, ku ishte shtruar prej rreth një muaji. Shtatorin e kaluar, drejtësia kishte autorizuar një veprim nga Maria do Socorro de Azevedo për të kryer një test të ADN-së. Pele vdiq para se t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, por kjo mund të bëhet për fëmijët e tij, sipas Folha de S. Paulo.

