Panik tek Franca, Benzema dëtyrohet të zëvendësohet shkaku i lëndimit

Karim Benzema ka pësuar një lëndim në ndehsjen ndaj Bullgarisë. Franca ishte duke avancuar me golin e Griezmann në min 29’ ndaj Bullgarisë, transmeton lajmi.net.

Në sulmin francez ishin, Mbappe, Benzema dhe Griezmann për herë të parë.

Sidoqoftë, në min 41’, Benzema u ankua për një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen ku më pas u zëvendësua nga Giroud.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, por ekziston mundësia që 32 vjeçari ta humbasë Kampionatin Evropian.

Benzema u rikthye në Kombëtare për herë të parë që nga viti 2015, pas një pajtimi ndërmjet tij dhe selektorit Deschamps./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close