Ousmane Dembele, numri ‘10’ i ri i PSG-së

Sulmuesi francez Ousmane Dembele, i ardhur te PSG këtë verë, nuk do të mbajë më fanelën me numrin ‘23’, ashtu siç ishte vendosur fillimisht. 

Duke përfituar nga largimi i Neymar në Al-Hilal, Dembele do të mbajë fanelën me numër ‘10’, e cila është nxjerrë në shitje në dyqanin zyrtar të klubit parizian.

Ousmane Dembele u transferua te PSG nga FC Barcelona, ​​për shumën prej 50 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close