Holandezi ka nisur në dy ndeshje si titullar me Man United këtë edicion dhe nuk është aspak i kënaqur me minutazhën e duhur, transmeton lajmi.net.

Tani, Barcelona është e interesuar për Van de Beek, që ka luajtur nën urdhrat e Koeman te Holanda.
Sipas Sport ES, Barcelona e do holandezin qysh në këtë afat të janarit, ngase edhe lojtari dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.
Mesfushori është gjithashtu i hapur për kalimin te gjiganti katalunas, ngase e di që do ishte ndër lojtarët kyç nën urdhrat e teknikut holandez./Lajmi.net/

