Norvegjia publikon listën për ndeshjet e nëntorit, ftohet Veton Berisha, mungon Haaland

Norvegjia do zhvillojë dy ndeshje në kuadër të fazës grupore ndaj Letonisë dhe Holandës, transmeton lajmi.net.

Në listën e të ftuarve vërehet ftesa e futbollisti me prejardhje shqiptare, Veton Berisha, që vazhdon shkëlqimin te klubi Viking.

Ndërsa, nuk është ftuar sulmuesi Erling Haaland shkaku i lëndimit që do e mbajë jashtë fushës deri në janar.

Lista e plotë

Norvegjia fillimisht zhvillon ndeshjen ndaj Letonisë me 13 nëntor, pastaj tre ditë më vonë është mysafir i Holandës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close