Një gostivarase do t’i referojë Barcelonës

Referet nga Maqedonia e Veriut, Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri, Elena Sokolevska-Ilievski dhe referja e katërt Irena Velevackovska mbrëmë kanë udhëtuar drejt Spanjës, pasi janë caktuar që ditën e enjte të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave ndërmjet Barcelonës dhe PSV Eindhoven Vrouwen, që do të zhvillohet  në stadiumin “Johan Cruyff” me fillim në orën 17:00.

Për katër referet më të mira të vendit tonë dhe në veçanti për FFM-në është një nder i  veçantë, pasi bëhet  fjalë për katër vajza  që kanë autoritet në ndarjen e drejtësisë në futboll.

Arbitret  Ivana Projkpovska , Elena Sokolevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe  Irena Velevackovska  vite me  radhë janë  në skenën e futbollit të vendit  tonë, qoftë si  futbolliste apo tashmë si refere në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtarë.

Për shqiptaren Vjollca Izeiri  nga Gostivari ky delegim është dëshmi shtesë për ngritjen e nivelit të saj, duke arritur të bëhet ndër arbitret femra më të mira në rrafshin mbarëkombëtar. Deri tani Izeiri ka referuar në më shumë se 50 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa  të enjten do të ketë nderin që të ndaj  drejtësi edhe në impijanitin e madh që mban emrin e legjendës “Johan Krojf”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close