Nis faza e dytë e Superligës turke! Trajneri i ri i Besiktasit do të jetë në tribunë

Me ndeshjen Besiktas-Kasımpaşa që luhet mbrëmjen e sotme nis faza e dytë e Superligës turke. Serdar Topraktepe do të jetë trajneri që do të drejtojë Beşiktaşin në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Tüpras”.

Ndërkohë, sot në Stamboll pritet të vijë edhe trajneri Giovanni van Bronckhorst, me të cilin Besiktas ka nënshkruar një protokoll paraprak. Trajneri holandez, me të cilin është arritur marrëveshje në parim, ndeshjen do ta ndjekë në mbrëmje nga tribuna.

Ghezzal, i cili ishte një nga pesë lojtarët e mbetur jashtë skuadrës së Besiktasit, por u fal, do të jetë gjithashtu në skuadrën prej 21 lojtarësh. Në radhët e skuadrës së Stambollit, luan edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close