Nesër hidhet shorti për Ligën e Dytë, Vëllazërimi në “duart e fatit”

Ditën e martë në orën 17:00 në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë, do të bëhet hedhja e shortit përmes së cilit do të mësohet se cilat dy skuadra nga tre që humbën në balotazh, sezonin e ardhshëm megjithatë do të luajnë në Ligën e Dytë.

Kujtojmë se në short do të jenë Vëllazërimi i Kërçovës, Osogova e Koçanit dhe Novaci nga po i njejti fshta i rrethinës së Manastirit. Dy nga këto tre ekipi nesër përmes shortit do të kompensojnë atë që lëshuan të dielën kur u mundën në ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë. 

Vëllazërimi në balotazh u mund 3:0 nga Bashkimi, Osogova u deklasua 6:1 nga Teteksi, kurse Novaci u mund 4:3 me penalti nga Vardari i Negotinës, pasi koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 1:1. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close