Pandemia e koronavirusit ka bllokuar botën e futbollit, ndërsa në Skoci është vazhduar pezullimi deri në muajin qershor. Federata e Futbollit skocez, ka ndalur futbollin që nga 13 marsi deri më datën 30 prill, ndërsa duke parë situatën e momentit, sot të njejtit kanë njoftuar se kanë vazhduar pezullimin e futbollit deri më 10 qershor.

“Njëzëri është sjellur vendimi që pezullimi i futbollit të vazhdohet deri më 10 qershor. Masat nga Qeveria të sjellur për të shpëtuar jetat e njerëzve, patjetër që duhet të respektohen edhe javëve në vijim. Kështu që skuadrat nuk do të mund të stërviten, përderisa për të luajtur futboll as nuk diskutohet”, shkruhet në komunikatën e federatës skoceze.
Kujtojmë që përveç Skocisë edhe shumë kampionate tjera vazhduan pezullimin e futbollit, përveç disa skuadrave të Bundesligës që kanë nisur stërvitjet me intenzitet të ulët dhe kujdes të veçant.

