Kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha ka akuzuar presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin si fajtorin kryesor për shpërndarjen e koronavirusit në Europë, për shkak se nuk e ndërpreu në kohë Ligën e Kampionëve.

“Veprimi i tyre ishte i papërgjegjshëm dhe kriminal, me çka shpërndarja e virusit e vendosi edhe Slloveninë në rrezik. Ndeshja Atalanta-Valencia ishte “bombë biologjike” ku pas saj nuk ishte asgjë e njejtë. Edhe përkrah rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UEFA nuk e ndërpreu Ligën e Kampionëve. E gjitha për shkak të parave”, ka thënë kryeministri slloven, Jansha.
Ndërkohë edhe shumica e ekspertëve për sëmundje infektive në Europë, kanë konfirmuar se ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë arsyeja kryesore për shpërndarjen e Kovid 19 nëpër Europë.

