Ndeshje interesante luhen në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në basketboll, derbi në Pejë

Takimi zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 17:00. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe një humbje në këtë edicion, andaj pritet një përballje shumë interesante në Pejë.

Të dy skuadrat humbjen e vetme në këtë edicion e kanë pësuar nga Trepça. Pejanët kanë hyrë në këtë edicion me ambicie të mëdha, kurse prizrenasit e fituan Superkupën, që ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse basketbollistët nga Prizreni kanë shënuar fitore ndaj Rahovecit, Golden Eagle Yllit dhe RC Cola Dritës.

Takimet tjera zhvillohen në fundjavë. Në të gjitha ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve në palestra.

Xhiro e pestë:

E enjte: 17:00 Peja – Prizreni 16

E shtunë: 19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

E diele:17:00 Bashkimi – Trepça, 19:00 Drita – Golden Eagle Ylli /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close