Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumun shfaqin transparentin: “Kosova është Serbi”

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndeshja është ndërprerë për shkak të një transparenti të vendosur nga tifozët e Rumanisë ku shkruan Kosova është Serbi.

Tifozët e Rumanisë e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close