NBA: Suns rikthehen te fitorja, Warriors pësojnë humbje nga Memphis

Phoenix Suns janë rikthyer te fitorja pas humbjes së fundmi ndaj Miami Heat.

Suns kanë arritur të mposhtin Toronton me rezultat të ngushtë 99-95.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte anëtari i Torontos, OG Anunoby i cili realizoi 25 pikë në 39 minuta të zhvilluara, i ndjekur nga bashkëlojtari tjetër Pascal Siakam me 22 pikë.

Tek Suns ndërkohë koshashënuesi më i mirë ishte Jae Crowder me 19 pikë të realizuara, i ndjekur nga bashkëlojtarët Deandre Ayton dhe Devin Booker me nga 16 pikë.

Suns vazhdojnë me një bilanc impresim prej 31 fitoreve e nëntë humbjeve në 40 ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë Golden State Warriors janë njoftuar me humbje nga Memphis Grizzlies me rezultat 116-108.

Kjo është disfata e tretë në katër ndeshjet e fundit për Warriors.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Ja Morant i cili edhe këtë herë ishte i pandalshëm për Memphis me 29 pikë, tetë asistime e pesë kërcime.

Në anën tjetër, Stephen Curry arriti të realizojë ‘triple-double’ me 27 pikë, 10 kërcime e 10 asistime në 39 minuta të zhvilluara.

I rikthyeri nga lëndimi, Klay Thompson ishte koshashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me 14 pikë të realizuara në vetëm 20 minuta të luajtura.

Warriors vazhdojnë të ndjekin Suns në Konferencën Lindore, me një bilanc prej 30 fitoreve e 10 humbjeve në 40 ndeshje të zhvilluara. /Lajmi.net/

 

The post NBA: Suns rikthehen te fitorja, Warriors pësojnë humbje nga Memphis appeared first on Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close