NBA: Befasi në rezultate, Bucks mposhtin Miami Heat

Ka përfunduar edhe rrethi i katërt në NBA me shumë befasi në rezultate dhe në një diferencë të thellë mes skuadrave.

Fitoren më të thellë në këtë javë e ka marrë Milwaukee Bucks që ka triumfuar ndaj Miami Heat me 144- 97.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Phoenix Suns që e ka mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat 111-86.

Një triumf bindës nuk u diskutua as për Los Angeles Clippers që triumfuan me 124-101 ndaj Minnesota Timberwolves.

Në këtë xhiro triumfuan edhe Golden State Warriors që mposhtën Detroit Pistons me 116-106, derisa Stephen Curry realizoi 31 pikë.

Fitore më e ngushtë ishte ajo e New York Knicks që fitoi me 95-86 ndaj Cleveland Cavaliers, me disa përmbysje në rezultat.

Boston Celtics po ashtu mori një fitore më të vështirë, pasi fituan me 116-111 ndaj Indianda Pacers.

Sacramento Kings në anën tjetër ka mposhtur me rezultat më bindës Denver Nuggetsin me 125-115.

Orlando Magic triumfoi me 11 pikë dallim ndaj Oklahoma City Thunder, pasi shënuan fitore 118-107.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close