Mësohet arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja mes PSG-së dhe Allegrit

“La Parisien” ka raportuar se ish trajneri i Milanit dhe Juventusit, Masimiliano Allegri ishte në kreun e listës për të marrë drejtimin e PSG-së.

PSG-ja vendosi të ndajë rrugët me Tuchel pas rezultateve jo të mira, kurse Mauricio Pochettino tani thuhet se ka arritur marrëveshje.

Sidoqoftë, drejtori sportiv Leonardo kishte biseduar me Allegrin, por paga e lartë e kërkuar nga tekniku italian bëri që të mos arrihet ndonjë marrëveshje.

Allegri kërkoi rreth 12 milionë euro dhe kjo e detyrojë drejtorin sportiv të shikojë tjetër trajner, ndërsa ka arritur marrëveshje me Pochettinon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close