Napoli anashkalon Zhegrovën dhe tani kërkon yllin e Man. Junajtedit

Napoli është duke kërkuar një sulmues anësorë dhe dëshira e tyre kryesore është Edon Zhegrova. Megjithatë transferimi i yllit kosovarë duket shumë vështirë i arritshëm pasi Lille nuk po e lejon largimin e tij nga Ligue 1 në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, Napoli ka ndryshuar objektiv dhe tani ka bërë një ofertë zyrtare Man. Junajtedit për anësorin Alehandro Garnaço.

Klubi italian thuhet se ka ofruar 40 milionë euro, plus 5 milionë euro në bonuse, pasi ata kërkojnë një zëvendësues për Kviça Kvaratshkelia, i cili thuhet se është në prag të bashkimit me PSZh-në.

Man. Junajted thuhet se e vlerëson anësorin argjentinas në 70 milionë euro, por çmimi potencialisht mund të negociohet. Garnaço, kontrata aktuale e të cilit me Junajtedin është deri në vitin 2028, ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 29 paraqitje për klubin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close